Pak orë pasi bota është njohur me emrin e presidentit të 44 të Shtetet e Bashkuara, ambasadori Amerikan në vendin tonë zoti John Withers ka dalë në një konferencë për komunikim me publikun.  Aty ku gjatë gjithë natës përfaqësues të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të ambasadës Amerikane kanë ndjekur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale ambasadori Withers deklaroi se zgjedhja e Barack Obamës si president ka ndryshuar kursin e historisë.

 John Withers: “Sot është një ditë shumë e veçantë për Amerikën dhe për çdo amerikan. Rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura mbrëmë që kanë tashmë të shpallur si president të zgjedhur Barack Obamën kanë ndryshuar kursin e historisë. Shumë dekada më parë Martin Luter Kingu shprehu shpresën për një ëndërr për Amerikën, një ëndërr Amerikane qofshin ata zezak apo të bardhë, meshkuj apo femra, qofshin ata burra apo gra, homoseksual apo heteroseksual, kanë thënë që ata zgjedhin që të shohin përmbushjen e asaj ëndrre.”

Ambasadori Withers tha, se amerikanët kishin përpara 2 kandidatët më të mirë që mund të prodhonte Amerika, konsideratat e zotit Withers krahas afroamerikanit Barack Obama, presidentit të ri të Amerikës shkuan edhe për John Mccain si një ndër amerikanët më të shquar./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro