Ferdinand Xhaferri: “Halli nuk është tek kutitë, tmerri është që te liberalizimi i vizave. Unë i them Edi Ramës, është i vetmi politikan në Shqipëri që nuk ka dal njëherë para qytetarëve durrsak, që nuk ka dal njëherë para qytetarëve shqiptar e të bëj kërkesë për liberalizimin e vizave. Këtu fillon tmerri i tij dhe këtu fillon e gjithë strategjia e tij për të penguar liberalizimin e vizave, po nuk e pengon dot. Edi Rama e di mirë se me liberalizimin e vizave del në dritën e  diellit, Shqipëria merr një standard të ri, Shqipëria merr një dimension të ri dhe marrin fund lidhjet e tij mafioze që filloi me Aldo Baren dhe me mbetjet e tij. Janë mbetjet e Aldo Bares në Tiranë, në Durrës, në Fier, në Lushnje, në Shkodër, në Berat që akoma frekuentohen zyrat e Edi Ramës. Merr fund ky trafik me liberalizimin e vizave, merr fund dhe trafiku i lejeve të ndërtimit që fillon me Koço Kokëdhimat që ai ka në Tiranë”./tvklan.al