Partia Agrare Ambientaliste do të ndikojë ndjeshëm në fitoren e koalicionit “Aleanca për ndryshim” kështu u shpreh kryetari i kësaj force politike Lufter Xhuveli në takimin e organizuar në njësinë numër 9 në kryeqytet. Pasi solli në vëmendjen e të pranishmëve sloganin elektoral të PAA “Për një Shqipëri të gjelbër”, në vijim Xhuveli theksoi:

Lefter Xhuveli: “Filozofia e PAA-së të Shqipërisë është që ne në Shqipëri kemi nevojë të ndërtojmë dhe jo të prishim. Të ndërtojmë fizikisht rrugë, ura, spitale, shkolla dhe jo të shkatërrojmë qetësinë e njerëzve, jo të shkatërrojmë mirëqenien e njerëzve, jo të shkatërrojmë personalitetin e njerëzve. Shqipëria ka nevojë për më shumë dashuri midis njerëzve.”/tvklan.al