James Belushi: “Do ta tundim sonte!”
Edhe pse nen shi, James Belushi ia arriti te ndeze sheshin “Nënë Tereza”, në koncertin e tij Live për qindra admirues të tij, që kishin dalë për të kënduar e kërcyer bashkë me të.
“Sweet home Chikago” ishte kënga që çeli koncertin, një nga hitet që e kthyen në legjendë muzikantin dhe aktorin e njohur të Hollivudit.
Pak nga pak ai arriti ta shndërrojë në një Brodway të dytë sheshin “Nënë Tereza”, ku me ritmet Bluz e Rock and Roll dhe energjinë karakteristike zbriti edhe nga skena për të qenë sa më afër adhuruesve të vet.
Gazetari: “A po kënaqeni?”
“Po, shumë.”
Gazetari: “A do rrini gjer në fund?”
“Do mundohem, nuk e di se jam me vajzën.”
Gazetari: “A po kënaqesh?”
“Po”
Gazetari: “Si ju duket atmosfera?”
“Shumë e bukur, shumë e mirë.”
“Shumë e bukur.”
Ndaj dhe falënderimet e tij për këtë publik të ngrohtë nuk pushojnë.
Një këngë kushtuar vajzave shqiptare, dhe një performance alla James Belushi, ku protagoniste bashkë me të do të ishte edhe prezantuesja e koncertit, Anjeza Maja.
Ishin plot 90 minuta live dhe hitet e njohur amerikane që James Belushi, tashmë 100 % shqiptar ia kushtoi publikut te tij.
Dhe fundi i koncertit, posi në një skenë amerikane do të vinte me të famshmin hit të Elvis Preslit, “Viva Las Vegas”./tvklan.al