Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ish-kapoja i Vlorës Zani Caushi është dënuar sot me katër vjet e gjysmë burg nga gjykata e Faktit e rrethit të Vlorës. Përsonazhi i njohur i revoltave të tre vjetëve më parë, në këto pamje gjatë gjykimit në gjykatën e Tiranës kërkoi apelimin e vendimit në gjykatën e Apelit të Vlorës.
Myrteza Caushi i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike në dy raste, respektivisht në banesën e qytetarit Mikel Anastasiadhi dhe në fshatin Mifol, në seancën e sotme gjyqsore pranoi vetëm akuzën e fundit duke mohuar dy të tjerat.
Katër të ndaluarit e tjerë Gentian Gordhuqi, Uran Balliu, Sokol Lalaj dhe Armando Qirjo në përfundim të seancës së sotme gjyqsore e zhvilluar me procedur të përshpejtuar përshkak se të pandehurit pranuan akuzën, u dënuan përkatësisht me 16 muaj heqje lirie.
Zani akuzohet edhe për ngjarjen e ndodhur në fillim të muajit Korrik të vitit ’99 në lokalin e vëllezërve Shehu, në qytetin e Vlorës, ku mbetën të vrarë Robert Shehu dhe dajua i tij Luan Bedini si dhe bashkëpuntori i Caushit i njohur me pseudonimin Luçiano. Pas 8 seancash gjyqsore të shtyra për këtë çështje pritet që këët javë të zhvillohet seanca e radhës./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj