Policia ka zbardhur plagosjen e 31-vjeçarit Klajdi Sulo në Patos që ndodhi mbrëmjen e 17 Gushtit.
Në pranga ka rënë një 24-vjeçar me iniciale Xh.S. dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë. Ata janë E.S. 28 vjeç, V.S. 23 vjeç, A.S. 24 vjeç dhe K.S. 32 vjeç.
Nga hetimet ka rezultuar se të pestë personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin tentuan të rrëmbenin 31-vjeçarin Sulo dhe më pas e qëlluan me armë duke e lënë të plagosur. 31-vjeçari aktualisht ndodhet në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Për këtë ngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 gëzhoja pistolete, si edhe 4 automjete të autorëve. Shkaqet e kësaj ngjarje mbeten të paqarta.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë” , “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit e mbetur në tentativë” të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. /tvklan.al