Terroristi i Teksasit rrezikon dënimin me vdekje
Ashtu siç ishte përfolur më herët, motivi i Patrick Crusius, autorit të masakrës së Teksasit, që shkaktoi 22 viktima e disa dhjetëra të plagosur, është racizmi. Në raportin policor të publikuar nga Uashington Post, Crusius kishte deklaruar se qëllimi i tij ishte vrasja e meksikanëve.
Para masakrës i riu kishe publikuar online një manifest ku fliste për pushtimin hispanik të Shteteve të Bashkuara. 21-vjeçari ishte pjesë e grupeve supremaciste dhe ishte frymëzuar nga Brendon Tarrant, autori i masakrës së Chrischirchit në Zelandën e Re, ngjarja e ndodhur para disa muajsh.
Prokurorët federalë pritet të ngrenë akuzën e shfarosjes në masë të shtyrë nga urrejtja ndaj Patrik Krusiusit. Nëse një akuzë e tillë do të pranohej nga gjykata, Crusius do të dënohej me vdekje.
Masakra e El Pasos dhe ajo e Dejtonit në Ohajo, vetëm pak orë më pas, kanë rikthyer debatin mbi armët në SHBA. Donald Trump, një mbështetës i liberalizimit të armëve, është kritikuar për politikat e tij dhe për nxitjen e ndasive etnike.
Tv Klan