Republika e Kosovës pranoi të hënën njohjen nga Zelanda e Re duke i dhënën fund një pauze prej 4 muajsh që kur shteti i ri u njoh nga Republika Domenikane.
Skënder Hyseni: “Qeveria e Zelandës së Re ka dhënë pëlqimin që ambasadori i Kosovës në Londër të akreditohet edhe në kryeqytetin e Zelandës së Re dhe kjo e përmbyll procesin e njohjes së Kosovës nga ana e Zelandës së Re.”
Hyseni tha se së shpejti do të vijnë edhe njohje të reja nga për Kosovën, por nuk saktësoi se kur dhe nga kush, veçse pohoi se është në kontakt të vazhdueshëm me vendet anëtare të konferencës islamike.
Skënder Hyseni: “Institucionet e Kosovës punojnë 24 orë në ditë edhe në çështjen e lotimit dhe kontaktet me konferencën islamike janë konstante.”
Kjo njohje vjen vetëm pak javë para se gjykata e Drejtësisë në Hagë ta shqyrtojë legjitimitetin e shtetit tonë me 1 dhjetor të këtij viti./tvklan.al