Ekspozita personale “Zëra dhe Gjurmë”e sjell për të parën herë piktorin e njohur turk, Ahmet Yeşil, në Tiranë. Objekti që zë më së shumti vend në artin e tij është litari , përmes të cilit piktori turk pasqyron ritmin e jetës, vështirësitë dhe marrëdhëniet njerëzore.
Ahmet Yeşil, piktor :
Kjo është ekspozita ime personale e 129. Në pikturat e mia janë të gjitha ato gjëra që njerëzit mendojnë apo nuk mendojnë, që i kanë parë dhe nuk i kanë parë, që i dëshirojnë dhe nuk i dëshirojnë. Unë kam përdorur zërin tim, përmes pikturave të mia, për t’i treguar të gjitha këto. Ndërsa gjurma është ajo që njerëzve ju mbetet në ndërgjegje pasi njihen me veprën time.
Arti i ndihmon shoqëritë ta njohin më shumë njëra – tjetrën. Kështu shprehet piktori turk teksa i quan burim frymezimi takimet me njerezit në vende të ndryshme të botës.
Ahmet Yeşil, piktor :
Sapo erdha në Tiranë m’u kujtua vendlindja ime, Mersini. Po takoj njerëz të rinj, por kuptoj se forca e artit është aq e madhe sa më duket se kam kohë që i njoh. Në botën e sotme me shumë probleme vetëm artistët me gjuhën e tyre mund t’i ulin tencionet. Takimet që kam me dashamirësit e veprës sime më duket sikur i shërbejnë paqes dhe miqësisë së popujve nëpër botë.
Ekspozita e piktorit Ahmet Yeşil do të qëndrojë e hapur në Galerinë FAB deri në 5 Mars.
Tv Klan