Zëvendësimi i mandateve për deputetët e Partisë Socialiste që kanë vendosur të bojkotojnë Kuvendin bëhet vetëm me shumicë të thjeshtë. Ky është argumenti ligjor që jep ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, në një intervistë për Televizionin Klan, i cili sqaron se marrja e një vendimi të tillë nga KQZ-ja buron nga vetë Kodi Elektoral.

Kristaq Kume: “Mund ta realizojnë këtë duke u referuar nenit 164 të Kodit Zgjedhor, realizim i cili bëhet me vendimmarrjen e thjeshtë me 4 vota të Komsionit të anëtarëve, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ligjvënësi ka vendosur, që të realizohet kjo procedurë zëvendësimi jo me votim të cilësuar në përputhje me kërkesat e nenit 24.”

Andaj, për zotin Kume mundësia për një ngërç institucional nga ana e KQZ-së në zbatimin e ligjit për zëvendësimin e mandateve të deputetëve nuk ekziston.

Kristaq Kume: “Referuar nenit 24 edhe të njëherë po e përsëris të Kodit Zgjedhor dhe detyrimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar vakancat në zbatim të kërkesave të nenit 146 nuk ka asnjë hapësirë ligjorë për të krijuar ngërç në kuptimin që Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos marri dot vendim. Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vendimin për të qenë X apo Y nga lista e miratuar nga Komisionit Qendror i Zgjedhjeve para se të filloj procesi zgjedhor. Nuk ka nevojë për më shuam se sa kaq sipas kërkesave të kodit.”

Për zotin Kume, procedurat ligjore që ngarkojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zëvendësimin në listën proporcioanale të deputetëve vijnë menjëherë pasi këta të fundit refuzojnë të jenë pjesë e punimeve të Kuvendit për më shumë se 6 muaj.

Dhe kur afatet kushtetuese janë ngushtuar ndjeshëm, dhe 6 marsi është edhe limiti për deputetët e Partisë Socialiste, atëherë KQZ-ja, në rast të mospranisë së tyre në Kuvendin e dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit, do të jetë e detyruar të niste procedurat për zëvendësimin e mandateve./tvklan.al

Gazetare Jolldiz Mitro