Procesi i numërimit të votave, po shkon drejt fundit.  9 qarqe nga 12 të tilla në të gjithë Shqipërinë kanë përfunduar procesin e numërimit dhe kanë nxjerrë rezultatet, ndërsa vetëm pak kuti janë në proces numërimi. Edhe KZAZ numër 1, që i përket qarkut të Beratit ka përcjellë rezultatet përfundimtare në KQZ pas përfundimit të numërimit të kutisë së fundit për këtë qark.

Tre qarqet që vazhdojnë me numërimin e kutive të mbetura janë Shkodra, Lezha dhe Fierit. KZAZ numër 42 në komunën e Bushatit ka nisur që prej orës 13:00 numërimin e 38 kutive të mbetura, dhe pas kësaj qarku i Shkodrës pritet të dalë me rezultatet e përfundimtare në këtë garë elektorale, mes forcave politike.

Po ashtu 6 kuti te zonës 49 të qarkut të Lezhës, përkatësisht kutitë e komunës së Fushe Kuqes ndodhen në KQZ në pritje të një vendimi të këtij institucioni. Numërimi i votave nuk ka përfunduar ende edhe në qarkun e Fierit ku janë ende 5 qendra votimi të pa numëruara./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami