Barazimi 3-3 në ndeshjen e fundit përballë Dyserdolf ka trazuar sërish ambientin e Bayern Munich. Lojtarët janë kundër trajnerit Niko Kovaç dhe duket se kroati është drejt largimit.
Vetëm pak ditë më parë drejtuesit bavarezë dolën në mbrojtje të teknikut, por rezultatet nuk janë aspak premtuese dhe tashmë kanë nisur të shqyrtohen seriozisht emrat që mund ta zëvendësojnë atë.
Sipas gjermanes “Bild” kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës është Arsene Wenger. Ish trajneri i Arsenal ka pranuar se së shpejti do t’i rikthehet trajningut dhe një aventurë në krye të gjigandëve bavarezë është një opsion i mirë për të. Bild raporton se kontrata për francezin është gati dhe mungon vetëm firma.
Në rast të një dështimi me Wenger, drejtuesit kanë gati asin nën mëngë. Behet fjalë për një tjetër francez. Kicker raporton se një kandidaturë e mundshme është edhe ajo e Zinedine Zidane. Ish trajneri i Real Madrid aktualisht është në pritje të një ofertë të kënaqshme nga klubet.
Kampionët e Gjermanisë ndodhen në vendin e pestë në Bundesligë me 9 pikë larg kryesuesve të Borusia Dortmund.
Tv Klan