Mijëra njerëz janë urdhëruar të evakuohen në Kaliforninë jugore për shkak të zjarreve. Në veriperëndim të Los Anxhelosit, zjarri mori përmasa të mëdha duke detyruar për më shumë se 10,000 njerëz të evakuohen pasi flakët kërcënuan 3,500 struktura në komunitetet periferike.
Erërat e fuqishme ndërlikuan përpjekjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit dhe rritën rrezikun për më shumë vatra të reja zjarri. Erërat e forta të vjeshtës janë të zakonshme në këtë shtet, por bimësia e pakët dhe lagështia e ulet për shkak të valëve të nxehtit, ky rajon ishte gati të digjej.
Guvernatori Gavin Newsom ka kërkuar ndihmë federale për zonën në lindje të qytetit të Ventura.
Klan News