Zhvillimi I turizmit mbetet një nga përparësitë e qeverisë në katër vitet e ardhshme. Kjo ka qenë deklarata e zv/kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm Ilir Meta, gjatë një konference për fillimin e  vitit të ri akademik në Universitetin Evropian të Turizmit.

Ilir Meta: “Unë jam i bindur se zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në vend, nuk mund të kuptohet kurrsesi pa kontributin shumë më të rëndësishëm, se sa sot të turizmit, prandaj ky prioritet do të jetë një nga prioritetet kyçe dhe nja nga kryefjalët e agjendës së qeveris shqiptare.”

Sipas ministrit të jashtëm prioritet mbetet mbrojtja e mjedisit si një kusht themelor për zhvillimin e turizmit si dhe rritja e kapaciteteve.

Ilir Meta: “Shqipëria sot padyshim ka shkuar në progres në fushën e turizmit, por jemi ende shumë larg për të pritur flukse shumë më të mëdha për sa i takon turizmit. Si në drejtim të kapaciteteve turistike, ashtu edhe në drejtim të përgatitjes së stafeve të shërbimit.”

Zv/kryeministri Meta ka theksuar, se pas liberalizimit të vizave me Bosnje-Hercegovinën së shpejti do të shikohet edhe mundësia për liberalizmin e vizave me Serbinë, për të siguruar  kështu një numër më të madh turistësh./tvklan.al

Gazetar: Eno Luarasi