Mesi i muajit shtator do të gjejë të gatshme për të lëshuar certifikata elektronike, zyrat e gjendjes civile për të gjithë vendin. Gjatë një takimi me prefektët, zëvendësministri i brendshëm Ferdinad Pone u kërkoi aktivizim dhe pjesëmarrje 100% të të gjithë punonjësve të gjendjes civile në trajnimet për dhënien e këtyre certifikatave.
Ferdinand Pone: “Duke filluar nga dita e shtunë data 6 dhe deri të shtunën tjetër data 13 ose 14 në mënyrë që sistemi të jetë gati për printuar certifikatat elektronike në gjithë Shqipërinë, në datën 15 shtator. Kërkohet 100% pjesëmarrja e punonjësve të zyrave civile dhe 100% të adresuar, pra pa kompjuterë ata nuk vlejnë.”
Edhe në këtë takim zëvendësministri i brendshëm ka kërkuar vëmendjen maksimale përsa i përket përgatitjes për hartimin e sistemit të adresave. Proces ky që do të fillojë së shpejti. Ai bërë me dije se për të vendosur emërtimet do të përdoren vetëm fotografitë ajrore të vitit 2007./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami