Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Në Tiranë, ai pritet të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara. Ai do të falenderojë qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj afganëve.
Në Kosovë, pritet të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike.
Richard R.Verma do ta mbyllë vizitën e tij në rajon me Serbinë, ku pritet theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ai gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor teksa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.
Klan News