Vendimin e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë për uljen e çmimit, kryeministri Edi Rama e cilësoi akt historik, që ndodh për herë të parë në 35 vite në vendin tonë.

Në konferencën për mediat në ambientet e institucionit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike së bashku me zëvendëskryeministren dhe njëherësh Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, kreu i qeverisë tha se ky vendim u konsultua me ekspertët brenda vendit dhe ata ndërkombëtarë.

Ulja e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, ky është një fakt i cili tregon se në çfarë humnere jemi ngjitur në këtë pikë, ulja e çmimit është në kundër tendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimi i energjisë jo vetëm është rritur por kërcënuar nga rritje të tjera, kjo masë është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerë në të gjithë nivelet me ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik dhe kthimin në eksportues neto brenda mandatit të katërt”, tha Edi Rama.

Rama tha se edhe kjo ulje të energjisë vjen në kuadër të rritjes ekonomike gjatë vitit të shkuar, ndërsa shpreh dhe pritshmëritë pozitive që ka për vitin 2025.

“Duke pasur parasysh parimin e shpallur botërisht të qeverisë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme, e përpjekjeve të mundimshme në këto vite dhe të një rritjeje ekonomike që për 2025 e parashohim në harkun e 4% që është një shifër shumë domethënëse”, tha Edi Rama.

Shprehet se falë reformave në sektorin energjetik, Shqipëria ka lënë mbrapa çdo vend të rajoni për prodhimin e energjisë solare. 

“Falë incentivave, jo vetëm e para në rajon për vetë prodhimin e energjisë solare, por me distancë nga i fundit. Prodhojmë 169 mgë energji elektrike nga subjekte private familjare. Në vendin e dytë, Serbia me ¼  e prodhimit. Pastaj Kosova, Mali i Zi, Maqedonia janë bashkë. 3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe që prodhoi në gjithë sektorin energjitik lufta në Ukrainë. Sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli. Kur ne hymë në këtë fazë e kishte zero. Sot e ka 10%’”, tha Edi Rama.

Një përgjigje pati edhe për akuzat e opozitës.

“Do të ekspozojmë në fakt të gjitha ata që pasi ia kanë nxirë dhe errësuar jetën e përditshme, në kuptimin fizik të fjalës, shqiptarëve bëjnë teori për sektorin energjetik, por siç do të shikoni çmimet e energjisë i kanë pasur më të larta se sa çmimi që është sot, jo sa do të jetë duke nisur nga muaji shkurt. I kanë rrokanisur dhe i rrokanisin kokën shqiptarëve duke iu thënë që ne rritëm çmimin. Nuk rritëm asgjë, por kemi rritur Shqipërinë dhe do e rrisim çdo ditë si një forcë në dispozicion të njerëzve që nuk kanë qenë e mundur të jetë asnjëherë për shkak se ia kishin zënë sytë, gojën, frymën, këmbët dhe duart”, tha Edi Rama.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e energjisë tregoi dhe aryste përse u vendos pikërisht në këtë moment ulja e çmimit të energjisë elektrike.

“Nëse do krahasonim me 10 vite më parë, të gjitha çmimet janë rritur me 30%. Ndërkohë që çmimi i energjisë në Shqipëri sot marrim vendim të rëndësishëm për ta ulur atë. Kjo vjen për shkak të performancës së sektorit. Ja kemi dalë pasi kemi përmbushur një nga kushtet teknike më të rëndësishme, që është ulja e nivelit të humbjeve duke e çuar në 17,93% krahasuar me 46% që ka qenë në vitin 2012. Të gjitha proceset e investimeve që kemi sot do na sjellin në një humbje të mëtejshme. 1% ulje korrenspondon me 7 milionë Euro kursim në vit për OSHEE. Ky ka qenë elementi i parë. Një element tjetër i rëndësishëm ka të bëjë me normën e arkëtimit, që ka ardhur në rritje. Në 2012-2013 norma e arkëtimit ishte 65% e energjisë të shitur, jo të prodhuar. Duke mos harruar faktin se 46% e energjisë shkon në humbje. Vetëm 65% e pjesës së mbetur, e 55%-it që tregtohej, arrihej që të mblidhej në të ardhura“, tha Belinda Balluku.

Për forcimin e rolit të Shqipërisë si aktor energjetike edhe në Europë, kreu i qeverisë Rama paralajmëroi dhe një marrëveshje me Emiratet e Bashkuara.

Klan News