14 në terapi intensive, 5 të intubuar
Mbeten të larta shifrat e pacientëve në spitalet e dedikuara COVID në vendin tonë.
Sipas burimeve zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë në dy spitalet po marrin trajtim 293 persona.
Një ulje të lehtë kanë pësuar personat në terapi intensive ku ndodhen 14 pacientë ndërsa 5 janë në intubim në gjendje të rëndë për jetën.
Në tre spitalet COVID po trajtohen disa paciente të cilët rezultojnë COVID negative me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.
Tv Klan