Sërish shifra të larta të pacienteve në spitale
Koronavirusi vijon të përhapet ndjeshëm në vend pasi numri i të prekurve të rinj ka shënuar sërish një rritje. Nga 2604 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 802 qytetarë. Rastet pozitive janë më së shumti në Tiranë me 310 të tillë. Më pas vijnë Berati, Elbasani, Korça dhe Vlora.
Ministria e Shëndetësisë raportoi për 12 jetë të tjera të humbura. 5 nga viktimat i përkasin kryeqytetit ndërsa të tjerët janë nga Elbasani, Dibra, Korça, Vlora, Fieri, Kavaja dhe Durrësi, të moshave nga 51 në 83 vjeç. Me këto shkon në 977 totali i jetëve të humbura nga nisja e pandemisë.
Autoritetet thonë se numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, por janë ende 21.750 personat ende aktivë me COVID në vend ku numrin më të madhe e ka Tirana.
Tv Klan