Drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, në hyrje të emisionit të sotëm ka treguar një realitet të parë nga vetë ai në spitalet COVID.
Çani tregoi se në spitalet COVID1 dhe COVID2 nuk ka më vende të lira dhe pacientët rrinë nëpër ambulancat dhe përpëliten në korridore.
Më tej drejtuesi i “Zonë e Lirë” shtoi se askush nuk duhet të ketë panik, pasi COVID do bëjë punën e tij dhe pritet një valë dhe më e rëndë se tani.
“Jam vetë dëshmitar, nuk ka më vende në spital tek COVID1 dhe COVID2 , bëhet nami i zi. Njerëzit e sëmurë përpëliten në ambulanca, pastaj në korridore dhe kanë hapur kravatë portativ nëpër urgjenca është nami i zi.
Nuk kuptohet pse COVID3 dhe COVID4 që janë të sterilizuara nuk po hapen, por kjo tregon se do jetë një valë e tmerrshme COVID-i. Por kjo nuk do të thotë që të kemi panik, të gjithë do të vdesim por kjo nuk është se duhet të mërzitemi, se e rëndësishme është të vdesim me radhë”, tha Çani./tvklan.al