Skuadra gjermane nuk do ta ndalë stërvitjen
3 pjesëtarë të skuadrës së Koln rezultuan pozitivë në kontrollet për Covid-19. Lajmin e bëri të ditur vetë klubi gjerman, duke mos dhënë detaje nëse bëhet fjalë për futbollistë, anëtarë të stafit apo punonjës.
Skuadra e nisi stërvitjen më 6 Prill pas ndërprerjes disa javore dhe do ta vijojë pavarësisht kësaj situate, duke respektuar protokollin e përcaktuar mjekësor.
Aty shkruhet se nëse një pjesëtar i ekipit rezulton pozitiv me Covid-19 do të izolohet dhe pjesa tjetër do të vijojë punën, duke respektuar rregullat. Personat të cilët rezultuan pozitivë nuk shfaqin simptoma.
Në Gjermani po përgatiten që të luajnë ndeshjet e mbetura nga sezoni aktual. Zhvillime të reja priten të mërkurën ku qeveria do të shprehet nëse do të rinisë Bundesliga.
Tv Klan