Teksa Kuvendi pritet të votojë për ndryshimet kushtetuese, deputeti Kujtim Gjuzi tha se lista me 28 firmat e deputetëve për këto ndryshime ka 4 firma të falsifikuara. Nga foltorja e Kuvendit, ai deklaroi votën kundër këtyre ndryshimeve.
“Zoti Kryetar, fleta e votimit është shpërndarë tani në të gjithë kolegët deputetë. Ky është një mashtrim, është një kontroll i votës, për ta marrë votën në lidhje me këtë çka kërkoni sot. Po pse ndërhyn more vëlla? O zoti Kryetar i Komisionit Juridik, çfarë ke ore vëlla? E ke listën e falsifikuar me njerëz të falsifikuar, e kupton që mund të shkosh në burg nesër? Prandaj në këtë koncept, Kujtim Gjuzi e deklaron votën kundër kësaj, se ka 4 firma të falsifikuara në 28-shen e deputetëve. Prandaj, zoti Kryetar pas kësaj vjen përgjegjësia tek ju, në fakt ju kam thënë disa herë që nuk keni përgjegjësi, por në këtë moment fillon përgjegjësia juaj dhe unë do ta braktis sallën, se nuk mund të rri unë të falsifikohet edhe në Parlament vjedhja e zgjedhjeve të 2021-it.”/tvklan.al