Emigrantët që erdhën të martën me anijen Cassiopea në kampin e Gjadrit do të kthehen këtë të shtunë në Itali.

Sipas mediave italiane “Ansa” apo “Corriere de la Sera”, gjyqtarët kanë pezulluar vendimin, pasi sipas tyre është i pavlefshëm ndalimi i emigrantëve dhe kanë referuar dokumentet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.

Shumica e emigrantëve ishin nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vinin nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Edhe transferimet e mëparshme të emigrantëve në Shqipëri të organizuara nga qeveria, Tetorin dhe Nëntorin e kaluar, u anuluan me vendime të magjistratëve të seksionit të imigracionit të Gjykatës së Romës.

Gjyqtarët kanë mohuar vlefshmërinë e ndalimeve për shkak të pamundësisë së njohjes së shteteve të origjinës së personave të ndaluar si “vende të sigurta”.

Grup i tretë i emigrantëve mbërriti pas 2 muajsh pezullim të marrëveshjes Rama-Meloni për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në 2 rastet e para, dërgimin e emigrantëve në vendin fqinj.

Fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet të shprehet në 25 Shkurt.

Klan News