Parlamenti gjerman ka refuzuar një projekt-ligj për të forcuar kontrollet e imigracionit të paraqitur nga kandidati kryesor për të qenë kancelari i ardhshëm, kreui CDU, Friedrich Merz, me mbështetjen e Alternativës për Gjermaninë e ekstremit të djathtë.

Projektligji u rrëzua me 350 kundër 338, nga 693 deputetë që votuan, përfshirë pesë abstenime.

Debati përçarës mbi vendimin e Merz për këtë bashkëpunim me ekstremin e djathtë ka dominuar zhvillimet në Gjermani duke shkaktuar edhe protesta në më pak se një muaj para zgjedhjeve kombëtare të 23 Shkurtit.

Tv Klan