Përballja e 11 konkurrentëve të “X Factor Albania” në Tv Klan solli në natën e shtatë një mori perfomancash të larmishme.
Mbrëmja pati edhe lot, momente emocionuese, rrëfime, kërcim dhe argëtim për të mbërritur në momentin kur dikujt i duhet të largohet.
Votimi i publikut ka renditur më pak të preferuarit e mbrëmjes të cilët janë Anja nga kategoria e Vajzave dhe Ori nga kategoria Mix.
Juria u vendos përpara zgjedhjes së vështirë, por në fund triumfoi Anja me tri vota nga juria.
I eliminuari i mbrëmjes, Ori, tha edhe disa fjalë përshëndetëse:
“U jam shumë mirënjohës të gjithëve, gjithë produksionit për mundësinë që më dhanë, për njohjen që më bënë si një talent, që më sollën në ‘X Factor’, është shumë e rëndësishme për mua. Ka qenë kënaqësi dhe meqë kjo është ëndërr shumë e bukur që u ndërpre, i them publikut realiteti do të jetë akoma më bukur”./tvklan.al