Prestigjiozja britanike “The Times” sërish shkruan për Shqipërinë dhe turizmin. Nëse më parë destinacionet me bukuritë e tyrë ishin në fokus të artikujve, kësaj radhe përmbajtja i kushtohet kthesës që Shqipëria po merr në këtë indutsri falë investimeve në resorte luksoze, rritjes së shërbimeve, duke e rishpikur veten si një destinacion për turizëm elitar.

Në Sarandë, Ksamil, Dhërmi, Golem, përveç plazheve të pastra dhe të bukura, turistët dhe vizitorët do të gjejnë hapësira akomoduese njëjtë si vendet e rajonit që kanë traditë në turizëm, por në Shqipëri me çmime më konkurruese sipas “The Times”.

Jo vetëm në bregdet, por edhe për ata që duan turizmin kulturor dhe të natyrës, si në Gjirokastër e Tepelenë, panorama është e njëjtë.

Ndaj foksuit të së përditshmes “The Times” ndaj Shqipërisë, reagoi dhe Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale duke siguruar që investitorët e fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria. Me përfundimin e aeroportit të Vlorës, për Ramën vendi ynë do të jetë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së turistëve nga boota.

Edhe “CNN Travel” i kushton një artikull vendeve që kanë përformuar më mirë në turizëm në rang global, ku nuk mungon Shqipëria. Mbështetur në të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit, 2024 është viti më i mirë në turizëm, i cili është rimëkëmbur plotësisht pas pandemisë.

1.4 miliardë njerëz që kanë udhëtuar me një xhiro në prej 1.9 trilion Dollarë për industrinë turistike. Europa mbetet kontinenti më i vizituari, ku për 2024 festuan fitore të mëdha veç vende shumë të njohura edhe desinmacione të vogla, që po rriten ku listohet edhe Shqipëria.

Tv Klan