Futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Amir Abrashi dhe Mërgim Mavraj janë përgjedhur në 11-shen më të mirë të javës së 9 të Bundesligës. Mesfushori i Fraiburg, Abrashi, la pas dëmtimin dhe shënoi në fitoren 3-1 në transfertë ndaj Verder Bremen. Kjo ishte e hera e parë që Abrashi merr këtë vlerësim në Bundesligë.
Ndërsa 30 – vjeçari, Mërgim Mavraj ishte në një formë të shkëlqyer në fitoren e Këlnit me Hamburgun. Mërgimi luajti për 90 minuta.
Dy futbollistët pritet të jetë titullarë edhe në ndeshjen e 12 Nëntorit mes Shqipërisë dhe Izraelit.
Tv Klan