Armando Sadiku ka qenë shqetësimi kryesor te Kombëtarja këto ditë. Sulmuesi tha dje, në konferencë, se ishte më mirë, por duhej vendosur bashkarisht me trajnerin Christian Panucci nëse do të luante ditën e shtunë me Lihtenshtejnin.
Nëse do të kursehet Sadiku atëherë vendin e tij pritet ta marrë Azdren Lullallku. Pozicioni i tij i zakonshëm është në të majtë të sulmit, por mund të përshtatet edhe në qendër.
Në ndihmë mendohet t’i vijnë Eros Grezda dhe Odise Roshi. Të dy janë lojtarë me tipare sulmuese. Mesfusha pritet të përbëhet nga Memushaj, Basha dhe Abrashi. Mbrotja është ajo e zakonshmja me Agollin, Mavrajn, Ajetin, që duket më i favorizuar se Gjimshiti dhe natyrisht Hysajn.
Në portë më i mundshmi është Etrit Berisha, i cili kthehet pas pezullimit. Për takimin me Lihtenshtejnin, që do të luhet në Elbasan, interesi ka qenë i ulët. Deri më tani janë shitur rreth 2500 bileta./ Tv Klan