Ish-kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, u gjet fajtore nga Gjykata e Posaçme për abuzim me tenderat dhe u dënua me 2 vite burg.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj u ul në 1 vit e 4 muaj heqje lirie dhe gjykata e konvertoi atë në 2 vite e 8 muaj shërbim prove.
Bashkë me Balilajn, fajtor për abuzim me tenderat e Bashkisë së Patosit, u gjetën edhe 3 ish-zyrtarë mes tyre edhe zëvendësja e ish-kryebashkiakes, Anisa Petani dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë në atë kohë, Shkëlqim Beqiraj.
Ata u dënuan me 1 vit burg, por që nuk do ta vuajnë atë pasi gjykata e konvertoi dënimin në 2 vite paraqitje në shërbimin e provës.
Për të pandehurit gjithashtu u vendos edhe ndalimi i tyre për të ushtruar detyra publike për 5 vite.
Ajo u mor e pandehur në Prill të 2024 dhe SPAK e akuzoi atë se në bashkëpunim me vartësit e saj kishte paracaktiar duke favorizuar subjekte në disa tendera.
Tv Klan