Jessica Alba ka konfirmuar ndarjen nga Cash Warren.
Aktorja 43-vjeçare ka zbuluar se çifti do të përqendrohet te vetja, por prioriteti i tyre më i lartë janë fëmijët.
Në një deklaratë, ajo shkroi:
“Kam përjetuar një udhëtim vetëkuptimi dhe shndërrimi për vite, si një individ dhe në marrëdhënie me Cash. Jam krenare si jemi rritur si çift dhe në martesën tonë për 20 vite dhe tani është momenti që ne të nisim një kapitull të ri rritjeje dhe përparimi si individë. Ne po ecim përpara me dashuri, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrën dhe do të jemi përgjithnjë familje. Fëmijët tanë mbeten prioriteti ynë më i lartë dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë”.
Çifti është parë kohët e fundit pa unazat e martesës.
Në një intervistë në qershor 2024, Jessica foli për vështirësitë e martesës. Më pas tha se nuk e mendonte jetën pa bashkëshortin e saj në krah.
“Ai është i mrekullueshëm dhe mendoj se për mua, gjithmonë kam menduar më pëlqen vetja më shumë kur ai është në jetën time. Kur bëhet fjalë për këtë, s’do të doja të isha me askënd tjetër”.
Alba dhe Warren u njohën në vitin 2004 gjatë xhirimeve të “Fantastic Four”. Nga martesa e tyre ata kanë tre fëmijë./tvklan.al