Dama Joan Plowright ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare.

Aktorja mbylli sytë ditën e enjte në Denville Hall në Northwood, e rrethuar nga familjarët.

“Ajo shijoi një karrierë të gjatë dhe të respektuar në teatër, film e televizion për shtatë dekada derisa verbëria e detyroi të tërhiqej. Ajo i kaloi 10 vitet e fundit në Sussex me vizita të vazhdueshme nga miqtë e familjarët, të mbushura me të qeshura dhe  kujtime të bukura. Familja u është mirënjohëse Jean Wilson dhe atyre të përfshirë në kujdesin e saj personal për shumë vite”, shkruhet në një deklaratë zyrtare ku bëhet me dije se aktorja ka lënë pas fëmijë, nipër, mbesa e stërmbesa.

“Familja ju kërkon të respektoni kërkesën e tyre për privatësi. Jemi të gjithë shumë krenarë për atë që Joan bëri dhe ishte si një njeri shumë i dashur dhe gjithëpërfshirës. Ajo u mbijetoi shumë sfidave me ngulmimin dhe vendosmërinë kurajoze për të marrë më të mirën prej tyre dhe me siguri, ia doli”.

Joan fitoi Golden Globe për rolet e saj në “Stalin” dhe “Enchanted April”, ku në këtë të fundit u nominua edhe për Oscar.

Ajo mori pjesë në dokumentarin “Nothing Like a Dame” të vitit 2018 krah Maggie Smith e Judi Dench, luajti në “101 Dalmatët” dhe “Love You To Death”.

Në vitin 2004, mbretëresha Elizabeth II e nderoi me titullin “Damë”./tvklan.al