Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Patos, pranë Drejtorisë së Policisë.

Korrespondentja e Klan News, Anila Sefa bën me dije se drejtuesi i një mjeti të tonazhit të rëndë, i ndërmarrjes së ujitjes dhe kullimit Fier ka mbetur i dëmtuar teksa ka qenë duke ndërruar gomën e mjetit. Nga presioni, ajo ka plasur duke dëmtuar drejtuesin Ismet. C, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, i dëmtuari aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e tij po monitorohet me kujdes./tvklan.al