Paratë e shpronësimeve pengojnë ndërtimin e aksit rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Banorët e Dropullit të Sipërm në formë ultimative i janë drejtuar kryesisë së komunës së tyre që të marrë të gjitha masat për të kryer të gjitha procedurat e shpronësimit. Në rast të kundërt ata do të bllokojnë punimet e nisura nga firma greke fituese e tenderit përkatës.

Me këtë shqetësim të banorëve është i njohur dhe Kryeministri Majko. Paratë e shpronësimeve prej dy muajsh gjenden në degën e Bankës së Kursimeve Gjirokastër ku është përpiluar lista e banorëve që përfitojnë sipas dispozitave përkatëse ligjore. Ndërtimi i këtij aksi rrugor i cili është pjesë përbërëse e koridorit veri-jug financohet nga Bashkimi Europian dhe Far Cross Border .

Deri tani janë kryer disa punime sipërfaqësore pasi duhet të kryhen procedurat e shpronësimit. Ndaj edhe strukturat e Pushtetit Lokal Gjirokastër mund të jenë më fleksibile në plotësimin e disa procedurave ligjore. Ky aks rrugor është nga më të rëndësishmit për nga ekonomia jo vetëm nga zona ku kalon por për të gjithë vendin./tvklan.al