Kabineti Majko ka përsëritur kërkesën për votëbesim në mbledhjen më të afërt të komitetit të ri drejtues të përgjithshëm socialist, e më pas në Parlament. Vetë Kryeministri Majko ka deklaruar mbrëmë në “E diela debat” se tani pasi kanë kaluar 15 ditë nga humbja në Kongres, ka vendosur të zgjedhë mes dorëheqjes dhe votëbesimit, alternativën e dyë, pra provën e fundit para forumeve drejtuese socialiste.
Edhe vetë Ministrat e Kabinetit Majko janë ndarë në dy grupe. Ministra socialistë që humbën në kandidimin për në kryesi të cilët mund të japin dorëheqjen siç ishte rasti i Sekretarit të Shtetit Maqo Lakrori dhe Ministrat që shohin si rrugën e fundit për ta mbajtur në jetë Kabinetin Majko, kërkesën për votëbesim duke shpresuar deri në fund për përkrahjen në Parlament jo vetëm nga një pjesë e deputetëve socialistë por edhe nga deputetë të grupeve të tjera parlamentare madje dhe nga ata të Opozitës. Sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi kërkesa e Maqo Lakrorit nuk duhej të grisej nga Kryeministri Majko por duhej të trajtohej nga ai në rrugë institucionale.
Gramoz Ruçi: Ç’rëndësi ka që ka dhënë zoti Lakrori dorëheqjen, rëndësi ka që e ka grisur Majko. Të lutem komentet bëji ti.
Gazetari:… për dorëheqje të parevokueshme mund të griset?
Gramoz Ruçi: Komentet i bëni ju. Sigurisht që ai po reflekton. Koha ti mund të reflektosh, unë mund të reflektoj për 24 orë dikush tjetër për 12 ditë, për një javë e kështu me radhë.
Gazetari: Sipas mendimit tuaj Majko duhet të vazhdojë të jetë Kryeministër?
Gramoz Ruçi: Sigurisht këtë do ta vendosë në radhë të parë ai vetë dhe në radhë të dytë forumet dhe strukturat e PS-së.
Gazetari: Ai deklaroi mbrëmë se do të vazhdojë të jetë Kryeministër.
Gramoz Ruçi: S’varet gjithçka në dorë të atij as në timen.
Ministrat që humbën vendin në kryesinë socialiste skanë më mbështetje politike për të qëndruar në qeveri ka deklaruar sekretari socialist Hamdi Jupe.
Hamdi Jupe: Ministrat kanë borxhet e tyre ndaj PS-së pas mbledhjes së fundit. Domethënë vetë mandati i tyre është vënë në pikëpyetje. E japin apo jo dorëheqjen ështëçeshtje e moralit të tyre politik. Mandati i Kryeministrit është ai mandat i Kryeministrit pas Kongresit. Natyrisht Kongresi ka një peshë në qëndrimin që do të mbahet ndaj Kryeministrit. /tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame