Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Kështu i gjetëm fëmijët e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”. Për ta moshatarët e tyre që mësojnë me aktrim, kishin përgatitur një shfaqe të bukur dhe argëtuese. Po si ndihen fetë fëmijët që kishin mbushur sallën e shfaqjeve.
“Ne pothuajse zhvillojmë çdo muaj aktivitete dhe gjithmonë na kënaqin, janë shumë të bukura”.
Ndërsa për organizatorët e këtij aktiviteti ideja ishte shumë e thjeshtë.
Leonard Bombaj:- “Kurse fëmijët e shtëpisë së fëmijës kanë një mbresë tjetër, ata mësojnë se si të modifikojnë ëndrrat e tyre. Kështu që nuk është çudi, që së shpejti ne të kemi aktivitet vetëm me këtë kontingjent që është këtu tek shtëpia e fëmijës”./tvklan.al