Emisioni “Stop”  në Tv Klan trajton një rast dhune në familje në Shirgjan të Elbasanit pasi një qytetare tregon për bashkëjetesën e saj 12-vjeçare, nga e cila ka dhe një fëmijë 10 vjeç. Ajo thotë se që kur vajza ishte 4 vjeçe, partneri nisi të ushtrojë dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj.

“Aty te grushti e pashë përpara syve të mi dhe kur i gjuajti te shpina këtu”, thotë fëmija.

Pas një akti të tillë të përsëritur, në vitin 2021 zonja u largua pa e denoncuar, por më pas e fali dhe u rikthye me partnerin. Vetëm disa muaj zgjati paqja dhe në 16 janar 2024, çështja përfundoi në polici.

Bashkëjetuesi: Dil përjashta!

Denoncuesja: Nuk iki pa gocën.

Bashkëjetuesi: B***** m***, njeri i fëlliqur!

Dhuna ndodhi në sy të fëmijës. Gruaja kishte bërë gati valixhet për një fundjavë, por kur u kthye nga policia valixhet ishin zhdukur dhe kamerat e sigurisë së banesës ishin jashtë funksionit.

SPZ: Keni bërë kallëzimin dhe janë nën hetim gjërat! Ia ka bërë të qartë Ademi!

Denoncuesja: Pse e fshehu aparatin e kamerave?

SPZ: Ato i gjen hetuesia, mos u mërzit! Ai e ka çmontuar aparatin, e gjen vetë aparatin ai, se ku e ka çuar./tvklan.al