Gjykata e Posaçme ka lënë në burg, Edmond Brahajn, i cili kërkoi zëvendësimin e masës.
Efektivi i policisë dyshohet se është pjesë e një grupi të trafikut të qenieve njerëzore. Në dosjen e SPAK thuhet se zyrtari i Policisë, Braha jepte garancinë që ky rrjet të mos goditej.
Prokuroria ka ngritur akuza për 26 anëtarët e kësaj organizate të cilët dyshohet se trafikonin emigrantë nga Bangladeshi, Iraku dhe Pakistani.
Klan News