Nxënësit kryeqytetas vazhdojnë t’i shmangen procesit mësimor duke lajmëruar për vendosje bombe në ambientet shkollave të tyre. Një gjendje paniku ëshhtë krijuar në gjimnazin “Arben Broci” pas marrjes së një telefonate anonime.

“Ishim duke bërë mësim dhe dëgjuam zhurma, zysha doli përjashta për të parë çfarë kishte dhe na tha dilni përjashta se është vendosur bombë.”

“Vetë nxënësit mund të lajmërojnë, sepse mund të kenë provimet, detyrat me shkrim edhe mund të bëjnë të tilla lojëra.”

Menjëherë kanë ardhur Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat, mbas disa kontrolleve, konfirmuan se në shkollë nuk kishte asnjë bombë. Ky është një avaz i vjetër që nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës përdorin për të mos marrë pjesë në mësim. /tvklan.al