Trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, në studion e emisionit “Kampionët” në Tv Klan, deklaroi se Gjermania ndaj Skocisë, tregoi paraqitje të mirë.

Bushi theksoi se kishte kohë pa parë një Gjermani të tillë, ndërsa shtoi se trajneri Nagelsmann, kishte bërë një strategji pak a shumë si De Zerbi te Brighton.

“Ishte një Gjermani e mirë. Kemi kohë që nuk e shikojmë Gjermani kaq të fortë. Kishin shumë entuziazëm brenda. Kishte bërë një strategji të bukur, pak a shumë si De Zerbi te Brighton. E mendoja se do e bënte diçka të tillë, se është i ri si trajner. Është një Gjermani me dëshirë dhe grintë.”, u shpreh Bushi.  

Ashtu si Gjermani-Skoci, edhe ndeshjet e tjera të Europianit do të transmetohen në Tv Klan/ tvklan.al