Aldo Bumçi: “Bashkia e Tiranës është e organizuar në 11 njësi bashkiake, këto 11 njësi kanë të punësuar gjithsej mbi 400 punonjës dhe rreth 300 këshilltar. Çdo vit fondi i pagave i shpenzimeve partive për të mbajtur këtë armatë njerëzish është rreth 230 milion lekë të reja. Ky fond pra që mban 11 mini bashkitë e Tiranës  është i barabartë me grandin e një bashkie si Shkodra, Durrësi apo Elbasani. Këto njësi bashkiake me një administratë prej qindra punonjësish që kushton 230 milion lekë të reja janë marrë deri dje vetëm më shpërndarjen e 150 milionëve lekë ndihmë sociale. Imagjinoni pra qytetarët e Tiranës kanë paguar taksa dhe gjithë Shqipërisë që të mbajnë një administratë që kushton 230 milion lekë, që shpërndan 150 milion lekë. Besoj që nuk ka administratë më të kushtueshme se sa kjo në botë.”/tvklan.al