Një tjetër i dënuar është izoluar në regjimin 41 biss. Bëhet fjalë për Aleksandër Llanajn të dënuar me 35 vite burg për vrasjen e 3 personave në vitin 2015 në Vlorë.

Një zënkë mes të disa të rinjve pas një feste ditëlindjeve përfundoi me atë që konsiderohet “masakra e Çoles”, me tre të vdekur, ku Llanaj ishte një nga autorët e ngjarjes.

Kjo është hera e dytë që Llanaj është izoluar në 41 biss, pasi 2021 ai u fut në këtë regjim për 1 vit, pasi futi drogë në burg dhe vendosi baste sportive. 

/tvklan.al