Mirëqenia e programuar nga qeveria nuk do të jetë aq optimiste për vitin 2003. Ministria e financave ka paralajmëruar shkurtime në buxhetin e shtetit. Vetëm 3 herë gjatë 13 viteve të fundit qeveria ka ndërmarrë shkurtime të buxhetit të programuar në mes të vitit. Aleksandër Meksi është ish kreu i qeverisë që ndërmori shkurtime të buxhetit në mes të vitit 1996.
Aleksandër Meksi: “Shkurtimi i buxhetit të shtetit do interpretuar gjithnjë si një mosarritje e një qeverie dhe shkurtimi për të mos ndikuar tejë një mase të pranueshme në rritjen ekonomike, pra dhe në të ardhurat e individëve në tërësi duhet që të drejtohen drejtë shkurtimeve të shpenzimeve administrative në rradhë të parë”.
Meksi apelon për uljen e shpenzimeve administrative.
Aleksandër Meksi: “Në qoftë se nuk do të jenë shkurtime reale, pra shkurtime vetëm në shpenzimet administrative, që do të thotë investime në zyra për telefoni, për benzinë, për shofera e të tjera, këto do të prekin normalisht ekonominë.
Shkurtimi i rezervës së shtetit është një hap i guximshëm sipas Meksit.
Aleksandër Meksi: “Rezervë që ndër të tjera përveç rasteve të fatkeqsisë është edhe për të plotësuar nevojat në investime qe nuk janë parashikuar drejtë. Nuk është vënë thjeshtë për një qejf të qeverisë Shqiptare, të kenë këto para dhe kaq”.
Zyrtarët e financave thonë se shkurtimet janë rezervuar që të mos cënojnë investimet, por Meksi hedh dyshime mbi deklarimet zyrtare në shifra.
Aleksandër Meksi: “Në qoftë se shifrat janë reale domethënë nuk janë shifra të pavërteta, deri më sot nuk jemi të bindur që shifrat janë të vërteta”.
Fondi monetar ndërkombëtar mbron rritjen e difiçitit buxhetor sipas Meksit.
Aleksandër Meksi: “Ajo nuk ka përkrahur asgjë, ajo ka thënë atë që ka për detyrë të thotë në këtë rast. Shkurtoni shpenzimet dhe nëse është nevoja do të thotë dhe shkurtoni investimet.
Ndryshimi i buxhetit nuk do të ndryshojë rritjen ekonomike pretendojnë zyrtarët, mbajtja e premtimit do të shikohet në fund të vitit që përkon dhe me fushatën elektorale për zgjedhjet vendore./tvklan.al