Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg do të marrë detyrën e Kancelarit të përkohshëm të premten nga Karl Nehammer.
Schallenberg ka shërbyer edhe më herët si Kancelar për dy muaj në 2021 pasi ish-Kancelari Sebastian Kurz dha dorëheqjen, përpara se t’i kalonte detyrën Nehammer dhe të kthehej në Ministrinë e Jashtme.
Qeveria aktuale e udhëhequr nga konservatorët po shërben si kujdestare, derisa të formohet një qeveri e re.
Të hënën Presidenti Alexander Van der Bellen mandatoi liderin e Partisë së Lirisë së ekstremit të djathtë , e cila doli e para në zgjedhjet parlamentare të Shtatorit me afërsisht 29% të votimeve të provojë të formojë një qeveri të re.
Ai do të përpiqet të krijojë qeverinë e parë të udhëhequr nga e djathta ekstreme në Austri që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky është një proces që mund të zgjasë javë ose muaj dhe nuk ka garanci se do të jetë i suksesshëm.
Partia e Lirisë mundi të kalonte Partinë Konservatore të Nehammer-it, e cila doli e dyta. Megjithatë, patia e Nehamerit refuzoi të hyjë në një koalicion me partinë e ekstremit të djathtë duke çuar në një ngërç politik.
Klan News