Presidenti amerikan Joe Biden firmosi një urdhër të ri ekzekutiv, duke i hapur rrugë ndëshkimit me anë të sanksioneve të udhëheqësve, apo individëve të përfshirë në minimin e demokracisë dhe në korrupsion në Ballkanin Perëndimor.
Shtëpia e Bardhë njofton se Biden e nxorri këtë urdhër të ri në funksion të ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor dhe ndaj atyre liderëve që synojnë destabilizimin e rajonit.
“Këta hapa shtesë po ndërmerren për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të individëve për të sfiduar sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të minuar marrëveshjet e pasluftërave, përfshirjen në korrupsion të konsiderueshëm që minon sundimin e ligjit dhe besimin në qeverisje demokratike dhe për të shmangur sanksionet e Qeverisë amerikane”, tha Biden.
Ky urdhër aplikohet ndaj atyre liderëve që nuk zbatojnë disa marrëveshje ndërkombëtare të arritura nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Këtu përfshihen ato të Prespës e vitit 2018; Marrëveshja Kornizë të Ohrit e vitit 2001; Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së; Marrëveshjen e Dejtonit; ose konkluzionet e Këshillit për Zbatimin e Paqes të mbajtur në Londër në Dhjetor 1995.
Tv Klan