“Histori Shqiptare”, emisioni i Tv Klan me gazetare Alma Çupin, tregon histori për njerëzit që punojnë, kontribuojnë për komunitetin dhe ruajnë traditën ose kulturën e vendit.
E ftuar këtë të enjte në “Aldo Morning Show”, gazetarja zbuloi 2 personazhe shumë interesantë që ende nuk i ka intervistuar për programin e saj, por që do t’i takojë shumë shpejt.
Aldo: Dëgjo, cilat janë historitë më të veçanta me të cilat ti je njohur këtë periudhë, që do t’i bësh, jo se i ke bërë? Çfarë ke në plan domethënë?
Alma Çupi: Po. Unë kam zbuluar një super personazh në Ndërlys të Thethit. Është një personazh që mbledh helmin e bletës.
Aldo: Helmin?
Alma Çupi: Dhe e çon në Kaliforni. I madh fare! E ke parasysh kur të pickon bleta që lëshon atë…?
Aldo: E kam.
Alma Çupi: Ajo quhet helmi i bletës dhe ai e mbledh…
Aldo: Që përdoret për anestezi?
Alma Çupi: Nuk e di për çfarë e përdorin, e çon në Kaliforni. Unë nuk arrita dot ta shikoj tani, se do kthehem në pranverë ta bëj, sepse është e mbuluar me plastmasë tani bleta. Ky personazh bënte edhe disa qirinj shumë interesantë. Bashkëshortja e tij ishte gjirokastrite, ky ishte nga Thethi, bashkëshorten e kishte marrë nga Gjirokastra…
Aldo: Hajde martesë, hajde.
Alma Çupi: Një super çift dhe bënin qirinj me forma, me… nuk e di, skulptura: Shën Mërinë, trëndafil…
Aldo: Po me çfarë? Me dyllë?
Alma Çupi: Me dyllin e bletëve, gjithmonë me dyllin e bletëve. Ishin fantastik, një çift shumë i veçantë. Ka jetuar në Belgjikë djali, disa vite, kalonin emigracionin. Tha: “Unë nuk iki më jashtë”. Kishte bërë një shtëpi kukullash druri, aq të bukur, me izolim, me të gjitha. I pëlqente, si duket i kishte ardhur në majë të hundës emigracioni, edhe janë lodhur njerëzit në emigracion.
Aldo: Ndërkohë, gjithë këto histori që tregon, gjë tjetër që ne nuk e dimë? Që ke në plan ti për ta bërë?
Alma Çupi: Pjesa e Kosovës është shumë interesante. Në zonën e Rugovës, andej nga Peja, unë kam zbuluar një djalë, i cili gjëmon rrëqebullin. Rrëqebulli është një kafshë në zhdukje, që e kanë malet e Shqipërisë. Ai ka një bujtinë më kanë thënë, në mal fare, si tip shtëpie e vogël që pret miq e shokë dhe mezi po pres ta takoj, sepse e kemi lënë këto ditë.
Aldo: O çfarë pamjesh kanë, i kam parë unë ato.
Alma Çupi: I ke parë? Ai gjëmon edhe ariun, gjëmon të gjitha këto kafshët e malit. U vë kamera dhe…
Aldo: Ai ka një gjë të bukur. Tek e njëjta kamerë në orën 8 kalon ariu, në orën 1 kalon dhelpra, pastaj nga mëngjesi sikur del një fazan, hajde e gjeje. Tek e njëjta rrugë, shumë interesante! /tvklan.al