Mbështetja e iniciativës private në Shqipëri nga qeveria amerikane, ka vijuar sot me projektin e transferimit të përdorimit të pyjeve pikërisht në komunën e Bubqit në Krujë. Nën kujdesin e zhvillimit të pyllëtarisë të financuar nga Qeveria Amerikane do të realizohet transferimi i një siperfaqe të pyllëzuar nga shteti tek komuna, projekt ky që kap shifrën 5.3 milion dollarë.
Kjo është pjesë e strategjisë së Qeverisë Shqiptare për të kaluar rreth 40 % të pyjeve e kullotave nën administrimin e komunave. Deri në fund të vitit 2000 priten të transferohen rreth 20 mijë hektarë. Sot në komunën e Bubqit në prani të Ambasadorit Amerikan Limpreht, Drejtorit të USAID Sumta dhe Ministrit të Bujqësisë Xhuveli u nënshkrua marrëveshja ku 200 familjeve të kësaj komune i kalojnë për përdorim rreth 1.103 hektarë pyje.
Sipas Limpreht duke administruar këtë sipërfaqe pyjore këtyre familjeve do t’u shtohen të ardhurat. Përveç mirëmbajtjes së mjedisit, transferimi i kontigjentit të pyjeve, ndihmon në shtrirjen e demokracisë së centralizimit dhe në zonat fushore. Demokraci vazhdoi Limpreht nuk do të thotë vetëm shumë parti dhe zgjedhje elektorale.
Unë jam i kënaqur përfundoi ai që SHBA-ja do t’ju ndihmojnë juve që ju të ndihmoni vetveten. Sipas ministrit Xhuvelit, kjo është një dëshmi e qartë që Qeveria Amerikane po jep për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht bujqësisë. Në përfundim Ambasadori Limpreht ka mbjellë pemën e parë pas marrjes në administrim të sipërfaqes së pyllëzuar nga vetë banorët e Bubqit./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego