Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Ministri i Financave Arben Malaj i kërkon tatimeve të shmangin abuzivitetin në kurriz të biznesit në mbledhjen e taksave. Në analizën e 7 mujorit, ministri i financave deklaroi, se mos realizimi është vetëm 2%

Arben Malaj: “Arritja 100% e planit, që sigurisht është një arritje e mirë në detyrimet buxhetore, nuk duhet të synohet në një rritje arkëtimesh thjesht në një numër të caktuar kompanish, ajo në asnjë rast nuk duhet të konvertohet në abuzivitet, ajo duhet të vijë nga një punë më e plotë dhe më efikase e strukturave të Fiskut”.

Malaj kërkoi nga organet taksambledhëse, më shumë transparencë dhe informatizim. Tatimet dhe doganat janë organi shtetërore më të sulmuara nga institucionet ndërkombëtare./tvklan.al