Më 18 Nëntor, disa orë pas u shkëputën dy kabllo komunikimi në Detin Baltik, 30 anije të NATO-s dhe 4000 forca ushtarake zhvilluan në të njëjtën zonë një nga stërvitjet më të mëdha detare të Evropës Veriore.

Stërvitja ushtarake 12-ditore e koduar “Freezing Winds” ishte pjesë e një përpjekjë për të rritur mbrojtjen e infrastrukturës së aleancës ne det e cila përbën rreth 15% të trafikut global të transportit detar dhe shihen si gjithnjë e më të prekshëm ndaj sulmeve.

Deti Baltik kufizohet nga tetë vende të NATO-s dhe Rusia. Që prëj vitit 2022 kur nisi agresioni rus në Ukrainë, ka pasur të paktën tre incidente të konsideruara nga autoritetet përgjegjese si akte sabotimi, ndaj 40 kabllove të telekomunikacionit dhe tubacioneve kritike të gazit që kalojnë nëpër dyshemenë e cekët detare.

“NATO po shton patrullimet. Aleatët po investojnë në teknologji inovative që mund të ndihmojnë në sigurimin më të mirë të këtyre aseteve,” ka deklaruar komandanti Arlo Abrahamson, një zëdhënës i Komandës Detare Aleate të NATO-s.

Sidoqoftë, cekëtia detare që bën të mundur prerjen e kabllove nga spirancat e anijeve, shto këtu edhe kushtet atmosferike që ndryshojnë papritur, e bëjnë pothuajse të pamundur parandalimin e incidenteve të tilla.

Në ditën e tretë të stërvitjes, Beata Król, komandantja e marinës gjermane Weilheim dhe ekuipazhi u përpoqën të lëshonin një dron nënujor për të inspektuar shtratin e detit. Ndërkohë përballeshin me motin e keq. Pas një vonese prej 30 minutash në lëshimin e tij, droni kishte ngrirë dhe nuk mund të funksiononte.

“Ndërsa tregojmë praninë tonë në këtë rajon, tregojmë gjithashtu se jemi në gjendje të mbrojmë infrastrukturën tonë. Pra, kjo është vendimtare për ne. Dhe të kesh këtu SNMC MG1, Mine Countermeasure Group 1 është gjithmonë mirë sepse ne jemi specialistët që kemi sensorë dhe teknologji në bord, gjë që na mundëson të hetojmë ose të mbajmë një mjedis të sigurt detar”.

Pas vitesh punë në Detin Baltik për asgjësimin e minave të kohës së Luftës së Dytë Botërore, NATO-ja po e transformon flotën e saj me gjashtë anije për gjetjen e minave që të vëzhgojë gjithashtu për aktivitete të dyshimta nënujore.

Aleanca po e pajis flotën me sonar për skanimin e dyshemesë detare, dronë që filmojnë në thellësi të ujit dhe specialistë të pranishëm për zhytje të çastit.

Dy kabllo komunikimi me fibra optike nënujore në Detin Baltik, përfshirë një që lidh Finlandën dhe Gjermaninë u shkëputën, duke ngritur dyshime për sabotim.

Dëmtimi i kabllos prej 1,170 km ndodhi në një kohë kur janë rritur tensionet me Rusinë. I vënë në punë në vitin 2016 është i vetmi kabllo komunikimi nënujor që kalon nga vendi nordik në Evropën qëndrore.

Finlanda dhe Gjermania edhe më herët kanë bërë të ditur se siguria evropiane nuk është vetëm nën kërcënim nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, por edhe nga lufta hibride e aktorëve keqdashës.

Marina daneze ndaloi anijen kineze të mallrave Yi Peng 3, e cila dyshohet se ka dëmtuar kabllot e telekomunikacionit në Detin Baltik.

Ndalimi u bë brenda ujërave territoriale daneze. Transportuesi kinez i mallrave po lundronte nga porti rus i Ust-Luga. Gjithashtu mësohet se kapiteni i anijes është shtetas rus.

Kina ka mohuar çdo përfshirje në sabotim. Të dhënat treguan se anija kineze Yi Peng Three lundroi mbi kabllo në kohën kur ndodhi prerja e tyre. Sipas Wall Street Journal, duke cituar hetuesit, dyshohet se anija dëmtoi qëllimisht kabllot.

“Infrastruktura kritike nënujore janë në thelb kabllot, tubacionet e gazit, kabllot telekomunikuese dhe elektronike dhe është shumë e rëndësishme sepse lidh njerëzit. I mban shtëpitë të ngrohta dhe komunikimi ynë mbështetet në të”.

Këto incidente nuk janë një fenomen i ri. Në nivel global, rreth 150 kabllo dëmtohen çdo vit, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Mbrojtjes së Kabllove të Telekomunikacionit me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

Më të cënueshëm janë kabllot e telekomunikacionit, linjat e energjisë dhe tubat e gazit në Baltikun e cekët për shkak të trafikut të tij shumë intensiv të anijeve.

Nëse vërtetohen këto akte sabotazhi nga një shtet përgjegjës, atëherë kjo do të përshkallëzonte konfliktet mes vendeve dhe mund të shkaktontë pse jo edhe një luftë sipas studiuesve.

Në muajin Maj, NATO krijoi në Londër Qendrën Detare për Sigurinë e Infrastrukturës Kritike nënujore e cila përkujdesej për infrastrukturën kritike në ujërat e kontrolluara nga aleanca dhe konstaton elementët shqetësues.

Vendet e NATO-s kanë sfida të tjera përpara, një prej tyre nga Presidenti i sapozgjedhur i SHBA Donald Trump për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake Mark Rutte ka bërë të ditur se objektivi aktual prej 2% të prodhimit të brendshëm bruto nuk do të mjaftonte për të penguar sulmet në të ardhmen.

Vendet në të gjithë aleancën ushtarake transatlantike kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e mbrojtjes në vitet e fundit, veçanërisht pas agresionit në Ukrainë nga Rusia.

NATO vlerëson se 23 nga 32 anëtarët e saj do të përmbushin objektivin e saj për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen këtë vit, nga vetëm tre vende që e përmbushën objektivin në 2014.

Klan News