Largimi në mënyrë jo korrekte nga kombëtarja spanjolle pak para se të niste Botërori i Rusisë, për të marrë Real Madrid, mund të rezultojë vendimi më i gabuar i Julen Lopetegui në karrierën e tij si trajner futbolli.
Klubi i Florentino Perez po mendon ta shkarkojë trajnerin për mungesë rezultatesh. Jo vetëm kaq, duket se Los Blancos kanë gjetur edhe pasuesin e tij. Mediat italiane raportojnë se Antonio Conte ka patur kontakte telefonike me madrilenët dhe ndryshe nga disa muaj më parë kur nuk mundi të thoshte ‘PO’, kësaj herë duket se ish – trajneri i Chelsea ka dhënë pëlqimin e tij për t’u ulur në pankinën e një prej klubeve më prestigjozë të futbollit.
Priten më interes ndeshjet e ardhshme të Realit që do të përcaktojë të ardhmen e Lopetegui. Nëse në transfertë ndaj Victoria Plzen, por mbi të gjitha në El Clasico me Barcelonën nuk do të merret suksesi i pretenduar, atëherë me shumë mundësi fati i trajnerit është largimi.
Tv Klan