I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në një reagim të radhës në Twitter tha mirëkupton vendimin e delegacionit kosovar për të mos marrë pjesë në takimin e përcaktuar në Uashington, por shtoi se pret një tjetër datë për takimin mes palëve.
Takimi i paracaktuar për datën 27 Qershor në SHBA u anuluar fillimisht nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pasi u Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër tij dhe kreut të parlamentit Kadri Veseli.
Ky i fundit caktoi kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin për të vijuar takimi n, por edhe ai e ka anuluar.
“Faleminderit kryeministër Hoti. E kuptoj vendimin tuaj dhe ne presim që ta ricaktojmë takimin së shpejti”, shkroi Grenell në postimin në Twitter.
Thank you, Prime Minister Hoti. We understand your decision and we look forward to re-scheduling the meeting soon. https://t.co/BNOygifIyY
— Richard Grenell (@RichardGrenell) June 25, 2020
Takimi në Shtëpinë e Bardhë është parë si rinisje e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili është ndërprerë në fund të vitit 2018, pasi Kosova vendosi taksë 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia, për shkak të fushatës së saj kundër pavarësisë së Kosovës.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë kundër masave ndaj Serbisë, duke thënë se pengojnë dialogun midis palëve. Pas largimit të Kurtit dhe ardhjes se kryeministrit të ri të Kosovës, Serbisë iu heqën të gjitha pengesat tregtare. /tvklan.al